Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante tradicionale në Librazhd, të vendosura pranë njëri-tjetrit, në breg të lumit Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë të dy objektet. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
Falë ndërhyrjes së tyre, është bërë e mundur shpëtimi i njërit prej restoranteve, ndërsa vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e objektit tjetër.
Deri më tani, nuk ka të dhëna të konfirmuara për shkaqet e zjarrit, përmasat e dëmeve materiale apo për persona të lënduar.



