Pesë persona të maskuar me veshje policie dhe armë grabitën një banesë në lagjen “5 Maji” në Elbasan gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Pjesëtarë të familjes kanë treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, kur dy automjete me pamje si ato të Policisë janë shfaqur pranë banesës. Sipas kryefamiljarit, në banesë ndodheshin gjashtë fëmijë dhe një e moshuar.



