Mesazhet e Ambasadorit të SHBA/ Andoni: Po ndjek kursin e paraardhësve, publiku pret ndikimin e fortë që ambasada kishte dikur

Mesazhet e Ambasadorit të SHBA/ Andoni: Po ndjek kursin e paraardhësve, publiku pret ndikimin e fortë që ambasada kishte dikur

Tre prioritetet e shpallura nga ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, ku përfshihen mbrojtja, zhvillimi ekonomik dhe siguria e lufta ndaj krimit transnacional janë parë si një vijimësi e linjës diplomatike të Uashingtonit. 

 

Për edicionin e lajmeve në MCN tv, analisti Ben Andoni theksoi se Wendt po ndjek me përpikëri politikën e paraardhësve të tij, ndërsa vuri në dukje se qytetarët shqiptarë presin që selia diplomatike amerikane të rikthehet te pesha dhe ndikimi i saj historik në vend.

 

Sipas Andonit, investimet e jashtëzakonshme të shtetit amerikan në reformën në drejtësi dhe veçanërisht në SPAK kërkojnë tashmë rezultate konkrete dhe të materializuara.

 

Po besoj që ambasadori i ri amerikan po ndjek politikën e paraardhësve të tij, që investimet, sepse shteti amerikan ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për sistemin tonë të drejtësisë, të vazhdojë të njëjtën rrugë, që do të thotë paratë që janë hedhur për pjesën, të themi, të sistemit tonë të drejtësisë që lidhen kryesisht me SPAK-un, të materializohen, po them në kuptimin metaforik, me rezultatet e tyre. 

 

Ky është mesazhi i mirë. Pastaj ju e dini, mesazhi i dytë kishte lidhje me mbrojtjen, që ishte prioritet, domethënë korrupsioni, mbrojtja, pjesa ekonomike.

 

Në të vërtetë shteti amerikan me këtë nuk është se po bën ndonjë gjë krejt të veçantë me atë që kanë bërë paraardhësit e ambasadorit. 

 

 

Sipas Andonit, ashtu si me raportet e DASH-it, PS zgjedh të lexojë pjesën ku vlerësohen arritjet, ndërsa opozita fokusohet tërësisht te kritikat, duke e lënë publikun jashtëzakonisht të ngatërruar.

 

 

Thjesht të paktën zyrtarët tani shikojnë të materializuar prioritetet që shpall ambasadori në Shqipëri. 

roblemi është në mënyrën se si do reagojë Departamenti i Shtetit, sepse ju e dini ambasadat janë fundore të Departamentit të Shtetit në shumë nga zhvillimet në Shqipëri. 

 

Për fatin e keq të zyrtarëve të sotëm në Shqipëri, ju keni parë që raporti i përvitshëm i Departamentit të Shtetit adreson jashtëzakonisht kritika për zyrtarët shqiptarë, por ju e dini që ka dy lexime. Ju tani me përvojën tuaj e keni parë që ndryshe i lexon PS, ndryshe PD.

Partia Socialiste, për shembull, kur thuhet që po punohet për sistemin e drejtësisë, janë arritur, ka rezultate, por ngelet akoma shumë punë. 

Ndërsa opozita lexon pjesën, të themi, të kritikave që bëhen. 

Prandaj publiku është jashtëzakonisht i ngatërruar dhe publiku tashmë pret që ambasada amerikane të ketë ndikimin që ka pasur dikur. 

 

Ju e dini në zgjedhjet e para, ambasadori i asaj kohe, Ryerson, fill viteve '90 ndërhyri direkt në zgjedhjet tona me prezencën e tij, me mbështetjen direkte të Partisë Demokratike të atëhershme që ishte një parti që ngjallte jashtëzakonisht shpresë te shqiptarët dhe statura amerikane afër e ndihmoi shumë këtë, kurse në ditët tona, nuk e di se sa Dhoma Amerikane e Tregtisë ja përcjell ambasadorit. 

Shqetësimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë janë indikatori se si ti duhet të shikosh ekonominë shqiptare dhe ata janë jashtëzakonisht të ashpër, adresojnë problematika, adresojnë këshilla se si mund të përmirësohet qoftë klima e biznesit, por qoftë edhe problematika të ndryshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy