Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin nga posti i drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hysenin.
Përmes një njoftimi, Presidenca njofton se vendimi është marrë me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë se Hyseni është dorëzuar pak më parë në pikën kufitare të Vermicës, ndërsa ishte dënuar mëngjesin e kësaj të marte më “arrest në shtëpi” nga SPAK, në kuadër të dosjes së AKSHI-t.
Ajo akuzohet për përkrahje e autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, ndërsa dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Ergys Agasi.



