Zgjedhjet në Serbi, reagon Vuçiç: Nëse humbasim do ta pranojmë rezultatin

Zgjedhjet në Serbi, reagon Vuçiç: Nëse humbasim do ta pranojmë rezultatin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se pret që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen në qetësi dhe se rezultati duhet të pasqyrojë vullnetin demokratik të qytetarëve, sipas mediave serbe.

 

Pas votimit në Beogradin e Ri, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Tamara Vuçiç, ai tha se partia e tij do ta pranojë rezultatin, pavarësisht nëse fiton apo humbet.

 

“Ne gjithmonë do të sillemi me përgjegjësi. Nëse humbasim, do ta njohim vullnetin e votuesve, ndërsa nëse fitojmë, askush nuk do të na e marrë atë fitore”, u shpreh Vuçiç para gazetarëve.

 

Ai theksoi se këto zgjedhje janë një moment vendimtar për drejtimin që do të marrë Serbia, duke e paraqitur votimin si një zgjedhje mes së ardhmes dhe së kaluarës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy