Tirana do të mirëpresë nesër Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes (Groëth Plan), një takim i nivelit të lartë që do të zhvillohet nën moton “Reforma, Rritje, Integrim-Drejt Evropës së bashku”.
Në këtë samit pritet të marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të rajonit, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane, për të diskutuar mbi zbatimin e reformave, përfitimet konkrete nga Plani i Rritjes dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.
Sipas programit zyrtar të pasqyruar nga Kryeministria, punimet do të nisin në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve, ndërsa fjalët hapëse do të mbahen nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Pas përfundimit të sesioneve të punës, liderët pjesëmarrës do të realizojnë fotografinë zyrtare të samitit.
Më pas, në orën 12:30, Kryeministri Rama dhe Komisionerja Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku pritet të prezantojnë përfundimet dhe mesazhet kryesore të takimit.
Agjenda Growth Plan / Leader’s Summit
10.00 – Mbërritja/ Doorstep
10:30-10:50 – Fjalët hyrëse të samitit
• Kryeministri Edi Rama
• Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos
12:15 - Foto e përbashkët e liderëve
12:30 - Konferenca e përbashkët për shtyp
• Kryeministri Edi Rama
• Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.
