SPAK sekuestroi 77 mln lekë pasuri/ Rusta: Nën sekuestro kompania “Check Taxi”, dyshohet se i përket Çopjave

SPAK sekuestroi 77 mln lekë pasuri/ Rusta: Nën sekuestro kompania “Check Taxi”, dyshohet se i përket Çopjave

Struktura e Posaçme ka ndërmarrë një goditje të fortë ndaj bazës ekonomike të grupeve kriminale në vend, duke vendosur nën sekuestro pasuri me vlerë rreth 77 milionë lekë, të cilat dyshohet se buruan nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike.

 

Sipas gazetarit Arsen Rusta, hetimet e prokurorisë speciale kanë arritur të dokumentojnë se si shumat marramendëse të gjeneruara nga trafiku i drogës në Evropë po investoheshin në biznese legjitime në Shqipëri me qëllim pastrimin dhe riciklimin e tyre, ku kompania mw e njohur wshtw ajo e taksive në kryeqytet, “Check Taxi”, e cila dyshohet se kontrollohet nga eksponentë të grupit të njohur të Çopjave.

 

Kanë njoftuar zyrtarisht përfundimin e një hetimi të paktën deri në fazën e sekuestrove për asetet e grupeve kriminale, bëhet fjalë për një procedim që ka nisur në 2023 nga Sky ECC ku rezulton se Çela dhe Çopja janë të përfshirë në një biznes narkotrafiku dhe me emra që lidhen me këtë grup kriminal që kanë investuar pasuri jo vetëm duke bërë pastrim dhe riciklimin e parave por dhe fshehjen e tyre.

 

Bëhet fjalë për Albin Çelën dhe Franci Canaj të cilëve iu është sekuestruar 100% e aseteve të kompanisë 'Check Kompani', nga ana tjetër një truall afërsisht 2 mijë metra katror në periferi të kryeqytetit por dhe biznese dhe vlera monetare, ku si biznesi më i njohur deri tani rezulton kompania e taksive që operon në kryeqytet, që nuk është hera e parë që në përgjithësi përdoren për pastrim parash nga grupe të ndryshme kriminale. 

 

Janë 24 automjete të loguara që ushtrojnë aktivitetin prej vitit 2024 në Tiranë. 'Check Taxi' që nga dita e djeshme do të jetë në administrimin e Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara për të mos u tjetërsuar apo humbur vlerën, prandaj ky aktivitet biznesi do të vijojë. Sipas SPAK, këto hetime lidhen me një sasi prej 17 ton kokaine të trafikuar dhe shitur në vende të Evropës dhe përfitues janë grupet kriminale shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy