
Kryeministri Edi Rama thotë se kurdo e kudo ka një protestë, ka arsye mbi të cilat duhet reflektuar e arsye për të cilat duhet menduar në përpjekje për të gjetur se çfarë ka në sfond.
Duke folur Musre de l’Homme, Paris i pranishëm në “Forumin e Paqes” tha sfondi i kësaj proteste, është shumë komplekse.
Ai përsëriti sërish idenë e ushqyerjes nga Irani dhe Antifa, duke përdorur në protesta të rinj të radikalizur.
Ka një mori gjërash që janë njësoj si një tenxhere ku zien gjithçka nga shqetësimi i përgjithshëm për mjedisin, te gjepura antisemite të ushqyera apo të ndezura nga armiqtë e vendit tonë, konkretisht Republika Khomeiniste e Iranit a gjithashtu edhe partitë të opozitës të mëdha apo të vogla, së fundi nuk fshihen dhe aq pas fëmijëve apo të rinjve të radikalizuar me këto iluzionet e Antifas e më tej nga njerëz të cilët kanë shqetësimet e tyre, shqetësime legjitime për koston e jetesës deri te njerëz që janë sjellë e paguar nga krimi i organizuar. Kështu që është shumë komplekse.
Është një gjë e tërë shumë komplekse që në fund nuk duhet trajtuar në një mënyrë, por duhet trajtuar në disa mënyra me rregulla të ndryshme.
Nga njëra anë të dëgjosh të përpiqesh të krijosh dialog, të reflektosh për gjëra të ndryshme çka ne e bëjmë gjatë gjithë kohës dhe që janë pasqyruar edhe në buxhetin e ri me shumë masa të cilat do ta lehtësojmë pak trysninë e kostos së jetesës, tek rregullat e shtetit të së drejtës, puna e policisë dhe e prokurorisë dhe e gjykatave kundër personave që kanë kryer shkelje, kështu që është shumë komplekse.
