
Referuar Serisë A sigurisht Roma do të jetë një ndër protagonistët gjatë merkatos së dimrit.
‘’ Verdhekuqtë ‘’ janë përmirësuar në çdo aspekt nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit, fitues i Europa Leagues në të shkuarën me Atalantën.
Numri një i stolit ka nisur ti bëjë llogaritë për fazën më vendimtare të sezonit dhe në fokusin e tij tashmë është Alejandro Balde.
Sipas ‘ Sport ‘ kryeqytetasit kanë menduar për huazimin e 23 vjeçarit, paga e të cilit është e konsiderueshme dhe mund ti vërë në vështirësi gjigandët e Italisë.
Megjithatë lista e pretendentëve është e gjatë, duke filluar nga Liverpool, Aston Villa, Manchester United, Manchester City dhe Tottenham Hotspuri.
Agjenti i anësorit Jorge Mendes po analizon çdo pistë me qëllimin e marrjes së vendimit më korrekt.
Besohet gjithsesi se kjo histori do të zgjidhet në periudhën vijuese të transferimeve dhe ndoshta katalanasi do të provoje veten në një ndër pesë ligat më prestigjoze të kontinentit të vjetër.
