Dosja “Balluku”/ Kalemaj: SPAK duhej të kërkonte heqjen e imunitetit! Largimi i Spiropalit rrezikon 84 votat në PS

Dosja “Balluku”/ Kalemaj: SPAK duhej të kërkonte heqjen e imunitetit! Largimi i Spiropalit rrezikon 84 votat në PS

Kalimi në gjyq i dosjes së Belinda Ballukut me akuza të rënduara dhe zhvillimet e fundit në Asamblenë e Partisë Socialiste ishin në fokus të analizës së politologut Ilir Kalemaj.

 

I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, duke komentuar dosjen "Balluku", Kalemaj u shpreh se logjika juridike e kërkonte që SPAK t'i drejtohej sërish Kuvendit për heqjen e imunitetit të saj.

 

Logjika ta kërkon që duke qenë se akuzat janë shtuar, normalisht duhet t'i hiqej imuniteti. Flasim për logjikën juridike. Pastaj logjika politike sepse SPAK-u vërtet është një organ i drejtësisë, por shpeshherë ka vepruar dhe me logjikë politike. Kjo s'do të thotë që merr urdhrat apo komandat nga zoti Rama, sikundër janë akuzat nga opozita, por do të thotë që gjithsesi është i ndjeshëm ndaj temperaturës së luhatjeve të bursës politike në Shqipëri, dhe për këtë arsye i merr në konsideratë të gjithë variablat, faktorët dhe aktorët që mund të ndikojnë në proces.

 

Sa i përket lëvizjeve në Asamblenë e PS-së, politologu vuri në dukje paqartësinë rreth fatit politik të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, duke theksuar se ata nuk kanë pasur asnjë përplasje me lidershipin dhe se largimi i tyre rrezikon numrin prej 84 votash në Kuvend.

 

Kemi deputeten Marjana Koçeku tashmë të shkëputur nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në qoftë se është dhe rasti i zonjës Spiropali, është minimalisht dy deputetë. Duhet parë deri në një sfidë numrash përsa i përket 84-ës, që është numri magjik që i duhet Partisë Socialiste për të bërë bashkë, jo vetëm për votime për Kodin Zgjedhor, por edhe për ligje të veçanta, aq më tepër tani që jemi në procesin e integrimit.

 

Sipas Kalemajt, Kryeministri Edi Rama u tregua i kujdesshëm duke mos e përjashtuar Erion Veliajn për shkak të peshës së tij elektorale, ndërsa goditi Elisa Spiropalin pasi kjo e fundit nuk ka një strukturë mbështetësish brenda partisë.

 

Gjithë pritshmëria ishte që ai do përjashtonte Erion Veliajn. Ajo që ndodhi ishte e kundërta: u përjashtuan këta të dy dhe shpëton Erion Veliaj. Mendoj që përsëri ka një fluks të caktuar që përfaqëson zoti Veliaj, i cili e bën Ramën të jetë i kujdesshëm në raport me ish-delfinin e tij politik. Gjë e cila nuk aplikohet për zonjën Spiropali, të cilën nuk i njohim të ketë ndonjë fluks të sajin as ideologjik, as partiak, as organizativ e as menaxherial. Zoti Rama ka luksin që të bëjë një përjashtim të tillë, sepse ajo e Plarent Ndrecës qe më tepër kamuflim pastaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy