Itali/ I gjejnë kokainë në makinë, shqiptari bie në prangat e policisë

Itali/ I gjejnë kokainë në makinë, shqiptari bie në prangat e policisë

Një 23-vjeçar shqiptar në Melzo, në Itali është arrestuar për shitje kokaine dhe deklarim të rremë identiteti.

 

Sipas mediave të huaja, ndërsa kontrollonte zonën, patrulla e policisë vuri re një makinë të vogël të ndaluar, brenda së cilës ndodhej një i ri.

 

I riu paraqiti dokumentet e identitetit të vëllait të tij binjak, me qëllim që të mos i zbuloheshin precedentët penalë.

 

Kur kontrolluan makinën, policët zbuluan dy enë cilindrike të fiksuara poshtë timonit, ku ishin fshehur disa doza kokaine të paketuara dhe të mbyllura hermetikisht, me peshë rreth 40 gramë.

 

Verifikimet e mëtejshme dhe gjurmët e gishtërinjve konfirmuan më pas identitetin e vërtetë të shqiptarit. Ai është lënë nën arrest shtëpie, nën mbikëqyrje me byzylyk elektronik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy