Qori: Shqipëria sot ka pak arsye për të festuar, Rama ka frikë se po u futën njerëzit në Kryeministri bie pushteti

Qori: Shqipëria sot ka pak arsye për të festuar, Rama ka frikë se po u futën njerëzit në Kryeministri bie pushteti

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka komentuar protestën e zhvilluar në 28 Nëntor, duke e cilësuar atë si një nga tubimet më masive që prej muajit qershor, e cila u organizua përmes rrjeteve sociale dhe rezistoi për 10 deri në 12 orë nën shi, gaz lotsjellës dhe plumba gome.

 

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Qori mbrojti zgjedhjen e datës 28 Nëntor për të protestuar, duke theksuar se qytetarët dhe të rinjtë e inatosur shprehën mllefin e tyre ndaj të gjithë klasës politike, çka u pasqyrua edhe në banderolat me thirrjet “Rama n'burg, Berisha n'burg”.

 

Mendoj se ka qenë një nga protestat më të mëdha e më masive të ndodhura që nga qershori, e cila në orën e parë e të dytë u përball te Kryeministria me forcën e policisë dhe nuk vijoi ashtu, por nën plumbat e gomës dhe flakët e gazit lotsjellës rezistuan me orë e orë të tëra, 10–12 orë në shi. Një protestë e tillë, për sa kohë është produkt i një shumësie njerëzish, nuk ka organizim; vendimi ka qenë njëlloj demokracie e rrjeteve sociale, ku njerëzit e panë datën 28 si datën e duhur për të protestuar. Fjala protestë ka nënkuptuar të japësh një mesazh të fortë dhe mllefin ndaj atyre që na kanë qeverisur deri më sot dhe mund të jepej më së miri në 28 Nëntor. Kush ka dashur të festojë, e ka gjetur një vend, por mendoj se sot Shqipëria ka shumë pak arsye për të festuar dhe shumë për të protestuar.

 

Ai kritikoi ashpër reagimin e forcave të rendit, duke u shprehur se policia po arreston edhe qytetarë paqësorë vetëm pse dalin në rrugë, ndërsa komentoi edhe simbolikën e tentativës për t'iu afruar godinës së Kryeministrisë.

 

 

Në fillim është një banderolë ku shkruhet ‘Rama n'burg, Berisha n'burg’. Në protestë mund të ketë njerëz të rinj të inatosur që përgatiten dhe për dhunë, por ata njerëz janë përballur me një polici e cila të arreston vetëm pse rri në rrugë dhe proteston, edhe pse mund të jesh tërësisht paqësor. Është mllef i qytetarëve, të rinjve dhe sigurisht mund të ishte një goditje simbolike marrja e godinës së Kryeministrisë, edhe pse mendoj se kjo nuk është zgjidhja. Ndonëse duhet thënë se mënyra si ushtrohet pushteti në Shqipëri mund ta bëjë atë të merakoset shumë nga marrja e godinës. Frika ime është se këta kanë ndërtuar një shtet aq primitiv saqë Rama ka vërtet frikë se po u futën njerëzit në Kryeministri, bie pushteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy