Kosova në ngërç politik/ Vonesa në krijimin e institucioneve rrezikon fondet e BE-së dhe reformat

Kosova në ngërç politik/ Vonesa në krijimin e institucioneve rrezikon fondet e BE-së dhe reformat

Çdo ditë pa institucione të reja e rrit koston e krizës politike në Kosovë. Vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë rrezikojnë miliona euro fonde nga Bashkimi Evropian, pengojnë reformat dhe shtojnë pasigurinë për bizneset dhe investitorët.

 

Më shumë se një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja. 

 

Në vend të sinjaleve për kompromis, zhvillimet e fundit kanë shtuar pasiguritë për afatet e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

 

Shpresat për një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) u zbehën më 15 korrik, pasi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njoftoi pezullimin e bisedimeve me LVV-në për shkak të zhvillimeve të brendshme në parti. 

 

Një koalicion mes dy forcave politike shihej si alternativa më e mundshme për krijimin e institucioneve të reja.

 

Nga ana e saj, LVV deklaron se mbetet e hapur për marrëveshje me partitë shqiptare.

"Jemi aktivë dhe konstruktivë për takime e bashkëbisedime, të hapur dhe të sinqertë për një marrëveshje. Shpresojmë që opozita të mos e çojë vendin sërish në zgjedhje", ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka.

 

Ndërkohë, Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, tha se mbledhja e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë është bërë urgjente për shkak të afateve kushtetuese, por nuk dha një datë konkrete. Afati për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është 7 gushti.

 

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet në opozitë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk i është përgjigjur ftesës së parë të Albin Kurtit për takim.

 

Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me deputetët e pakicave joserbe që tradicionalisht mbështesin formimin e institucioneve, ka votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit të tij.

 

Megjithatë, sfida më e madhe mbetet zgjedhja e presidentit të Kosovës, proces që kërkon të paktën 80 vota në Kuvend, një shumicë që LVV nuk e disponon.

 

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditëve nga konstituimi i Kuvendit, Kushtetuta parashikon mbajtjen automatike të zgjedhjeve të reja parlamentare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy