Ambasada amerikane i kërkon Kosovës të përfshihet në partneritetin për gazin natyror me SHBA-në

Ambasada amerikane i kërkon Kosovës të përfshihet në partneritetin për gazin natyror me SHBA-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ripërsëritur thirrjen për përfshirjen e vendit në projektet rajonale të gazit natyror të lëngshëm (LNG) të mbështetura nga SHBA, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit energjetik mes dy vendeve.

 

Në një opinion të publikuar nga e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, theksohet se kërkesa për energji në Kosovë është në rritje, ndërsa kostot e importit të energjisë elektrike vazhdojnë të rëndojnë ekonominë e vendit.

 

Sipas saj, gazi natyror i lëngshëm nga SHBA do të ndihmonte në diversifikimin e burimeve energjetike, uljen e varësisë nga importet dhe forcimin e sigurisë energjetike, duke kontribuar njëkohësisht në thellimin e partneritetit ekonomik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

 

Ambasada thekson se Kosova duhet të veprojë me shpejtësi për t’u përfshirë në projektet rajonale të infrastrukturës së gazit, pasi çdo vonesë mund të kufizojë aksesin në furnizimet e mundshme amerikane.

 

Po ashtu, siguria energjetike cilësohet si pjesë e sigurisë kombëtare, ndërsa investimet në gaz natyror vlerësohen si faktor që mund të ndihmojë në stabilizimin e çmimeve dhe rritjen e pavarësisë energjetike të vendit.

 

Njohës të sektorit të energjisë në Kosovë vlerësojnë se Shtetet e Bashkuara po synojnë të forcojnë praninë energjetike në Ballkanin Perëndimor, për të ulur varësinë e rajonit nga burime të tjera furnizimi.

 

Ekspertët ekonomikë theksojnë se gazi natyror i lëngshëm amerikan mund të jetë një nga alternativat kryesore për garantimin e sigurisë energjetike në vend. 

 

Aktualisht, Kosova mbetet jashtë rrjeteve kryesore të ndërlidhjes rajonale të gazit, por një lidhje e mundshme mund të realizohet përmes Shqipërisë ose Maqedonisë së Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy