Heqja e sanksioneve nga BE/ Spahiu: Pozitive për ekonominë, tregues se Kosova ishte në të drejtën e saj (VIDEO)

Heqja e sanksioneve nga BE/ Spahiu: Pozitive për ekonominë, tregues se Kosova ishte në të drejtën e saj (VIDEO)

Bashkimi Evropian ka konfirmuar heqjen e të gjitha masave ndëshkuese financiare dhe politike ndaj Kosovës, të vendosura fillimisht në qershor 2023, duke zhbllokuar ndihmën financiare prej rreth 205 milionë €. 

 

Profesori i shkencave politike, Nexmedin Spahiu, në një analizë për “MCN Live”, e cilëson këtë zhvillim si pozitiv për ekonominë dhe një tregues se Kosova ka qenë në të drejtën e saj.

 

Heqja e sanksioneve është i rëndësishëm për disa arsye. 

Së pari për shkak të ndihmës ekonomike, dhe së dyti sepse tregon që Kosova ka qenë në të drejtën e saj dhe që Bashkimi Evropian është bindur se Kosova ka vepruar drejt. 

 

Sipas tij, kjo rrëzon pretendimet e atyre që kanë akuzuar qeverinë se ka ndërmarrë veprime të gabuara në veri të vendit dhe se i ka shkaktuar probleme Kosovës.

 

Rezulton se këto akuza nuk kanë qenë të drejta. Kosova thjesht ka ushtruar sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. 

Edhe pse ka pasur probleme dhe moskuptime, si dhe mangësi në diplomaci për t’ua shpjeguar partnerëve evropianë qëndrimin e saj, në fund është vërtetuar se ka qenë në të drejtën e saj. 

 

Spahiu shtoi se heqja e masave përbën gjithashtu një mesazh për Serbinë, duke nënvizuar se Kosova është një shtet i pavarur dhe se realiteti i ri duhet pranuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy