
Gazetarja Anduena Llabani tha se Adnan Xholi dhe Edvin Kondili janë dy emrat për të favorizuar për t’u bërë drejtuesi i ri i SPAK.
Në SPAK flitet për dy pasues të Dumanit, një është Xholi që ka ekspertizë pune shumëvjeçare në organin hetimor. Ka qenë drejtuesi i një prej njësive më të rëndësishme. E ka aspiruar gjithmonë, ndonëse nuk e ka deklaruar publikisht. Xholi është krahu i djathtë i Dumanit, mban këtë post edhe për shkak të volumit të madh të dosjeve që Dumani ka, si dosjet bombë, që nuk lidhen vetëm me korrupsionin, por edhe krimin e organizuar.
Tjetri është Kondili.
Nga burimet e mia nuk kam dëgjuar emra të tjerë, përveç Adnan Xholit dhe Edvin Kondilit.
Xholi është i favorizuari për të qenë drejtues i kësaj strukture.
Në krye të SPAK do vihen ata që amerikanët duan.
Gara për kreun e SPAK është monitoruar nga SHBA dhe BE.



