I bashkohen tri vepra penale/ Zoran Vukotiç dënohet me 19 vjet burg për krime lufte në Kosovë

I bashkohen tri vepra penale/ Zoran Vukotiç dënohet me 19 vjet burg për krime lufte në Kosovë

Zoran Vukotiç, i cili është dënuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, ka shënuar një rast të rëndësishëm në sistemin gjyqësor të Kosovës. 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë për herë të parë bashkimin e dënimeve për krime lufte, duke unifikuar tri dënime të ndryshme ndaj tij për krime të ndodhura gjatë luftës në vitet 1998-1999.

Vukotiç, i cili ka pasur pesë aktakuzat për krime lufte, është dënuar për tri vepra penale, dhunim seksual gjatë luftës, maltretim dhe rrahje të të burgosurve në burgun e Smrekonicës, dhe vrasjen e 13-vjeçarit Burim Muli gjatë luftës.

Për këto akuza, Gjykata ka bashkuar dy dënime të formës së prerë, një prej 6 vitesh e gjashtë muajsh për dhunimin dhe maltretimin e të burgosurve, dhe një tjetër prej 15 vjetësh burgim për vrasjen e të miturit. Këto dënime janë bashkuar në një total prej 19 vitesh burg, një kërkesë kjo e mbrojtjes së tij.

Ky është rasti i parë në Kosovë që trajton bashkimin e dënimeve për krime lufte, duke shënjuar një hap të rëndësishëm në drejtësi për viktimat e luftës.

Procesi gjyqësor për Zoran Vukotiçin ende nuk ka përfunduar, pasi edhe dënimi për vrasjen e 13-vjeçarit Burim Muli pritet të bëhet i plotfuqishëm. 

Dënimi i tij final do të varet nga unifikimi i dënimit maksimal, që mund të çojë në një dënim edhe më të rëndë.

Ky proces po vazhdon të ndjekë një rrugë të vështirë, ndërsa reaksionet nga viktimat dhe familjarët e të prekurve mbeten të shumta, kryesisht për dënimin e ulët të shqiptuar në krahasim me seriozitetin e krimeve të kryera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy