Kryeministri Albin Kurti njoftoi se nga 15 marsi hyn në fuqi ligji që u jep leje të përkohshme 1 vjeçare të gjithë qytetarëve serbë dhe do të njohë kartat e identiteti për komunitetin serb që nuk janë të pajisur me dokumente kosovare. Vendimi i qeverisë erdhi pasi një pjesë e serbëve në veri të vendit nuk janë pajisur me letrat kosovare sipas përcaktimit në ligjin për të huaj dhe atë për automjetet.
Ky njoftim është bërë pas takimit që Kurti pati me të dërguarin e Posaçëm të BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen.
E konsideruam si prioritet kyç që Qeveria e Kosovës të sigurojë leje qëndrimi për punëtorët dhe studentët e përfshirë për një periudhë fillestare prej 12 muajsh, me qëllim parandalimin e çdo ndërprerjeje të shërbimeve shëndetësore dhe arsimore.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Ndryshimet në ligjin për të huajt në Kosovë është pritur me lehtësim nga serbët, si dhe evropianët, me të cilët ne kemi komunikuar së fundi. Gjithashtu mund t’ju them se brenda 10 ditësh do të udhëtoj në kufirin me Kosovën.
Kryeministri Kurti tha gjithashtu se qeveria e tij do të vazhdojë punën për shkrirjen e plotë të sistemit arsimor e shëndetësor serb në sistemin unik të Kosovës.
Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me lista të stafit akademik dhe shëndetësor të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve, këto lista pastaj do të shërbejnë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë te Ministria e brendshme e Kosovës.
Vendimi i qeverisë së Kosovës është mirëpritur edhe nga shefja e BE-së, Kaja Kallas, e cila tha se ai “ka krijuar një momentum i ri për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”. Kallas theksoi se është e gatshme ta ndërmjetësojë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.



