14 organizata të shoqërisë civile në Kosovë i drejtohen Kushtetueses për afatin e konstituimit të Kuvendit

14 organizata të shoqërisë civile në Kosovë i drejtohen Kushtetueses për afatin e konstituimit të Kuvendit

14 organizata të shoqërisë civile në Kosovë i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për të ndërmarrë veprime lidhur me zbatimin e aktgjykimit që përcakton afatin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

 

Organizatat, të udhëhequra nga AVONET, kërkojnë nga Gjykata të vlerësojë nëse aktgjykimi i saj është zbatuar në përputhje me përcaktimet dhe afatet e përcaktuara prej tij, pas dështimit të Kuvendit për të përfunduar procesin e konstituimit brenda afatit.

 

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit u certifikuan më 8 korrik, ndërsa afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht.

 

Seanca konstituive e Kuvendit nisi më 6 gusht, por nuk përfundoi me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Vazhdimi i saj ishte caktuar për 8 gusht, pra pas përfundimit të afatit 30-ditor.

 

Pikërisht për këtë arsye, AVONET dhe 13 organizatat e tjera kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë nëse aktgjykimi përkatës është zbatuar në mënyrë të rregullt.

 

“Qëllimi është të sigurohet qartësi juridike dhe institucionale lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e publikuar.

 

Kërkesa e organizatave vjen në një kohë kur Kosova vijon të jetë pa një Kuvend të konstituuar, më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

 

Seanca konstituive e Kuvendit nisi më 6 gusht, por procesi është shoqëruar me shtyrje dhe paqartësi lidhur me mënyrën se si do të vijojë konstituimi i plotë i institucionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy