Lajçi: Kurti, së bashku me deputetët joserbë mund ta krijojë qeverinë e Kosovës (VIDEO)

Lajçi: Kurti, së bashku me deputetët joserbë mund ta krijojë qeverinë e Kosovës (VIDEO)

Driton Lajçi, analist tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se matematikisht Kurti së bashku me deputetët pakicë joserbë e ka të mundur që ta krijojë qeverinë e Kosovës.

 

Ishte befasi dhe nuk mund të nxjerrim një konkluzion të qartë se pse janë ata faktor kryesor dhe cili subjekt e pagoi çmimin për moskrijimin  e qeverisë së Kosovës.

 

Matematikisht Kurti së bashku me deputetët pakicë joserbë e ka të mundur që ta krijojë qeverinë e Kosovës. Matematikisht janë numrat e mjaftueshëm që të themelohen të gjitha institucionet e Kosovës që janë produkt i zgjehdjeve të 28 dhjetorit të këtij viti.

 

Tani po numërohet për kandidatët. VV ka afër 50%. 

 

Lajçi tha se në Kosovë ka mendime se zgjedhja e Presidentit të ardhshëm mund të dërgojë Kosovën sërish në zgjedhje të parakohshme.

 

Ka të tjerë që thonë që është e mundur që dhe në prill Kosova të shkojë sërish në zgjedhje. Zgjedhja e Presidentit, Presidentes të prill të vitit të ardhshëm mund ta dërgojë Kosovën sërish në zgjedhje të parakohshme. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy