Afrim Kasolli, analist në Kosovë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se nëse LVV nuk ndryshon qasje në lidhje me Presidentin pritet një krizë e re politike.
Me këtë qasje nëse nuk ndërron diçka në ditët në vijim po paralajmërohet skenari për një krizë të re politike, për aq kohë sa LVV nuk i përfill kërkesat e subjekteve të tjera parlamentare opozitare
3 nga subjektet parlamentare opozitare i kanë parashtruar kërkesat e tyre, madje në mënyrë të tërthortë janë të gatshëm të gatshëm të bashkëqeverisin me LVV.
Qasja e LVV thotë që nëse presidenti do të vijë nga sfondi partiak, i takon asaj ta ketë Presidentin. Ose do duhet të kemi president që vjen nga shoqëria civile. Edhe subjektet e tjera opozitare kanë mbrojtur qëndrimin që i takon atyre presidenti, duhet të dalë nga partitë e tyre.
Më tej Kasolli tha se nuk duket në horizon mundësia e një kompromisi politik.
Nuk duket në horizont mundësia e një kompromisi politik sa kohë palët mbajnë këto qendrime. Ose LVV duhet të plotësojë parakushtet e partive opozitare. Ose këto të fundit t’i nënshtrohen axhendës së LVV, gjë që do ishte fatale. Mbase LVV mund të kalkulojë që e ka më të favorshme terrenin për të shkuar në zgjehdje të parakohshme.



