Transporti urban në Prishtinë bëhet falas për mjekët, mësimdhënësit, nxënësit dhe studentët nga 1 tetori

Transporti urban në Prishtinë bëhet falas për mjekët, mësimdhënësit, nxënësit dhe studentët nga 1 tetori

Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të transportit publik dhe lehtësimit të shpenzimeve për qytetarët. 

Me vendim të kryetarit të komunës, Përparim Rama, duke filluar nga data 1 tetor 2025, transporti urban do të jetë falas për disa kategori të caktuara.

“Nga 1 tetori, me këtë vendim, transporti urban do të jetë falas për: Stafin shëndetësor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit. Stafin mësimor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve arsimore të kryeqytetit, përfshirë edhe institucionet parashkollore” thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu nga pagesa janë liruar të gjithë punonjësit  e administratës së kryeqytetit, në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe institucionet vartëse të tij.

Edhe nxënësit e shkollave të mesme në Prishtinë dhe të gjithë studentët poashtu janë të liruar nga pagesa.

Kjo masë vjen si pjesë e procesit të transformimit të transportit urban në kryeqytet, ndërkohë që vendimi është marrë vetëm tri javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve lokale, gjë që ka ngjallur edhe diskutime në opinionin publik.

Sidoqoftë, Komuna thekson se qëllimi është lehtësimi i aksesit në transport për grupet që kontribuojnë direkt në sistemin arsimor dhe shëndetësor, si dhe për të rinjtë që ndjekin arsimin e mesëm dhe të lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy