27 vjet nga Masakra e Reçakut/ Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj civilëve

27 vjet nga Masakra e Reçakut/ Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj civilëve

Në përvjetorin e 27-të të masakrës së Reçakut në Shtime të Kosovës, familjarë dhe qytetarë nderuan viktimat duke vendosur lule mbi varret e 45 civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe më 15 janar 1999. 

Ky ngjarje tragjike ktheu vëmendjen e botës ndaj dhunës dhe gjenocidit që po përjetonte Kosova.

Masakrës i dha bujë ndërkombëtare Shefi i OSBE-së, Ëilliam Ëalker, i cili atëbotë, e cilësoi ngjarjen si krim kundër njerëzimit, pasi inspektoi nga afër trupat e masakruar.

Për këtë ngjarje, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave të dyshuar serbë, komandantë ushtarakë, zyrtarë policorë dhe inspektorë, të cilët sipas Prokurorisë vepruan në bashkëkryerje gjatë operacionit të dhunshëm në Reçak.

 PSRK-ja ka propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të akuzuarit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy