BE apel partive politike: Siguroni zgjedhje të lira dhe paqësore në Kosovë

BE apel partive politike: Siguroni zgjedhje të lira dhe paqësore në Kosovë

Bashkimi Europian në Kosovë u bën thirrje partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në institucionet zgjedhore që të kontribuojnë në zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë, transparent dhe gjithëpërfshirës, në prag të zgjedhjeve të parakohshme.

 

Në reagimin e saj, BE-ja thekson rëndësinë e respektimit të standardeve demokratike gjatë votimit, duke nënvizuar se formimi dhe funksionimi i institucioneve të Kosovës, si dhe avancimi i procesit të integrimit europian, mbeten prioritete të rëndësishme për vendin.

 

Procesi zgjedhor duhet të zhvillohet në mënyrë paqësore, të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në mesazhin e Bashkimit Europian.

 

Ndërkohë, Policia e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë riafirmuar përkushtimin e tyre për mbrojtjen e rendit kushtetues, ligjshmërisë dhe integritetit të zgjedhjeve.

 

Sipas një komunikate të përbashkët, gjatë javëve të fundit institucionet e sigurisë kanë trajtuar informacione që lidhen me dyshime për ndërhyrje të jashtme dhe veprime të paligjshme që synojnë të ndikojnë në vullnetin e lirë të votuesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy