Fjalimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork u fokusua kryesisht te sulmet ndaj pavarësisë së Kosovës dhe kritikave ndaj fuqive perëndimore.
Vuçiç shprehu mirënjohje për 107 shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke pretenduar se ato kanë rezistuar ndaj presioneve të mëdha ndërkombëtare për të ndryshuar qëndrim.
Ai u rikthye te ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, duke e cilësuar si një përpjekje për të marrë 14 për qind të territorit të Serbisë dhe si një plagë të thellë mbi të drejtën ndërkombëtare
Vuçiç paralajmëroi liderët botërorë të bëjnë kujdes kur nënshkruajnë marrëveshje me fuqitë e mëdha, duke theksuar se Serbia ka plotësuar të gjitha detyrimet e saj nga marrëveshja e vitit 2013, ndërsa pala shqiptare nuk ka krijuar ende Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pavarësisht garancisë dhe nënshkrimit të Bashkimit Evropian.



