Kurti: Me zgjedhje të reja s’do të ketë zgjidhje, do të humbim së paku 10 milionë euro

Kurti: Me zgjedhje të reja s’do të ketë zgjidhje, do të humbim së paku 10 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar një thellim të krizës institucionale në rast se vendi shkon në zgjedhje të reja.

 

Sipas tij, një skenar i tillë nuk do të sillte zgjidhje, por vetëm humbje financiare dhe bllokim të mëtejshëm të institucioneve.

 

 Kurti theksoi se organizimi i zgjedhjeve dhe mosfunksionimi i Kuvendit do t’i kushtonin Kosovës të paktën 10 milionë euro.

 

Ai u shpreh se opozita nuk po tregon gatishmëri dhe interes për arritjen e një marrëveshjeje, gjë që sipas tij përbën një dëm të madh për vendin.

 

Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, së paku 10 milionë euro ato kushtojnë për organizimin e tyre nga KQZ. 

Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, për shkak se nuk do të funksionojë Kuvendi i Republikës, do t’i humbim dhjetëra milionë euro si shtet dhe nuk do të kemi zgjidhje nëse shkojmë në zgjedhje të reja sepse sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, e pas atyre sërish në të tjera. 

Meqenëse unë nuk e di se si mund t’i kemi 80 deputetë. Prandaj është e domosdoshme që të merremi vesh. 

Unë kam qenë shumë bujar me partitë opozitare, ne vetëm 30 orë para skadimit të afatit në mes të 5 dhe 6 marsit e kemi propozuar Konjufcën. Kemi pritur gjatë të merremi vesh me opozitën. 

Po,  nëse do të bëheshin këto bashkë do ta kishin një kandidat, le t’i përdorin kriteret që i përdorin për neve, një kandidat jashtë skenës politike aktuale dhe le të ecim përpara.

Thjesht nuk po më duken të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje, dhe ky është një dëm i madh për shtetin.  

Të gjitha këto zhurmat e piskamat që i dëgjoni me ankesa të paarsyeshme ndaj VV-së, nuk janë duke na bërë dëm neve, se prapë ne po mbërrijmë aty, janë duke i bërë dëm shtetit. 

 

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, afati për zgjedhjen presidentit nga Kuvendi i Kosovës është deri më 28 prill. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy