
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.
Drejtori i Institutit për Gjeopolitikë Sadri Ramabaja tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se është një veprim i nxituar dhe i pastudiuar nën ndikim e qarqeve neoliberale që duket se kanë dezinformuar dhe ambasadën dhe strukturat që merren me këtë çështje.
Një veprim të nxituar dhe të pastudiuar, nën ndikim e qarqeve neoliberale që duket se kanë dezinformuar dhe ambasadën dhe strukturat që merren me këtë çështje.
Kosova ndodhen në një betejë të ashpër përballjeje prej 3-4 vitesh me mësymjet e herëpashershme, herë të hapura dhe herë të fshehur të Serbisë. Kjo mësymje ka marrë karakter të theksuar të luftës hibride.
Pezullimi i dialogut strategjik me SHBA-të nuk është në interesin as të palës shqiptare as të SHBA. Shqiptarët në dy republikat janë strukturat më proamerikane në Evropën Juglindore dhe në të gjithë kontinentin.
Do duhej që para se të merren veprime të tilla të kihen parasysh rrethanat në Kosovës.



