18 vjet shtet i pavarur/ Zefaj: Kosova po bën përparim çdo vit, gjyqi në Hagë e zbeh këtë ditë (VIDEO)

18 vjet shtet i pavarur/ Zefaj: Kosova po bën përparim çdo vit, gjyqi në Hagë e zbeh këtë ditë (VIDEO)

Analisti Elgebert Zefaj, 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës e sheh me arritje të shumta, por edhe me sfida, ku veçon gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-komandantëve të UÇK-së.

 

Ai tha për edicionin e lajmeve në MCN TV, se Kosova çdo vit po bën hapa përpara, por sfidë mbeten proceset integruese dhe dialogu me Serbinë.

 

Gjyqi në Hagë e zbeh këtë ditë, por Kosova po bën çdo vit hapa përpara dhe çdo vit është më mirë se një vit më parë. duke pasur lirinë si Kosovë dhe duke qenë një vend që aspiron për tu integruar në BE dhe NATO, mund të themi se është më mirë dhe presim më mirë. 

 

Sfida e parë është të shohim si do të përfundojë procesi në dhomat e specializuara me komandantët e UÇK-së, presim të lirohen dhe shpallen të pafajshëm. Sfida tjetër është dialogu me Serbinë që duhet të mundohemi ta menaxhojmë sa më mirë dhe të marrim më të mirën e mundshme. 

 

Të ruhet sovraniteti dhe të ruhet dhe integriteti i Kosovës. Sfidë tjetër është të njihemi dhe nga organizatat ndërkombëtare. Ajo që po kërkohet vazhdimisht nga Kosova është integrimi i Kosovës në NATO do të ishte arritja më e madhe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy