Ngërçi politik në Kosovë, Ramabaja: Ka ndërhyrje ruse dhe serbe, kjo “luftë” i ngjan asaj të Don Kishotit (VIDEO)

Ngërçi politik në Kosovë, Ramabaja: Ka ndërhyrje ruse dhe serbe, kjo “luftë” i ngjan asaj të Don Kishotit (VIDEO)

Pavarësisht dhjetëra përpjekjeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

 

Fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ajo nuk ka kaluar në votim të hapur.

 

Vetëvendosje insiston që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por opozita e konsideron atë të papranueshme dhe jokushtetuese.

 

Në mes të këtij ngërçi politik, Gjykata Kushtetuese ka vendosur më 26 qershor që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh, por nuk ka sqaruar se çfarë ndodh në rast të mosrespektimit të këtij afati.

 

Katër ditë para skadimit të afatit, më 22 korrik, presidentja Osmani ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese sqarime shtesë dhe një masë të përkohshme për pezullimin e afati 30-ditor.

 

Sadri Ramabaja, drejtor i Institutit për Gjeopolitikë, tha në studion e MCN Informacion se ngërçi politik që vijon tregon se lufta hibride e Serbisë dhe Rusisë ka dalë me sukses në Kosovë. 

 

Seanca e sotme ishte një karikaturë e llojit të vet. Kjo dëshmon bindjen e krijuar se lufta hibride e Serbisë dhe Rusisë ka pasur sukses. Ajo është faktori kryesor pse kemi këtë bllokadë prej kohësh. Besoja deri dje në arsyen e politikanëve për një dialog të mundshëm. 

Është dërguar kërkesa në Gjykatën Kushtetuese nga ana e presidentes dhe duket se po pritet një sqarim më i detajuar i kësaj gjykate, që mund të marrë edhe dy muaj kohë. Do të duhej që kjo kërkesë të bëhej më herët. 

Është mirë që është bërë sepse është i vetmi institucion kushtetues me legjitimitet funksional dhe mundet që gjykata ta obligojë t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme. 

Si duket nuk ka tjetër zgjidhje. Fatmir Limaj po kërkon pozicionin e kryeparlamentarit por brenda Vetëvendosjes ka struktura që nuk e duan këtë pozicion. Në këtë barrikadim, humbës do të jetë Fatmir Limaj. 

Një pjesë e opozitës natën janë biznese dhe ditën janë parti politike. Ndaj nuk ka mundësi të kënaqen. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy