Vendimi i Gjykatës Supreme/ Sheholli: Kurti dhe ministrat duhet të ishin arrestuar që sot, rrinë prej katër muajsh nën betimin e deputetit (VIDEO)

Vendimi i Gjykatës Supreme/ Sheholli: Kurti dhe ministrat duhet të ishin arrestuar që sot, rrinë prej katër muajsh nën betimin e deputetit (VIDEO)

Gjykata Supreme e Kosovës shpalli dje të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke theksuar se ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar.

 Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta, duke sjellë një debat të ashpër në Kosovë.

Në një intervistë për programin "MCN Live", Fatmir Sheholli, drejtor për Marrëdhëniet Ndëretnike, theksoi se me këtë vendim, që sot do duhej të shkonin përpara hekurave të gjithë ministrat të prirë nga kryeministri që marrin vendime dhe rrinë prej katër muajsh nën betimin e deputetit.

Ky vendim i Gjykatës Supreme do të kishte çuar në arrestimin e menjëhershëm të kryeministrit Albin Kurti dhe të gjithë ministrave,  pasi ata kanë dhënë betimin si deputetë dhe kanë ushtruar funksionin e ministrit në të njëjtën kohë, duke marrë vendime që tanimë konsiderohen të jashtligjshme.

Me këtë vendim, Gjykata Supreme ka treguar qartë 'të zezën mbi të bardhë', që çdo vendim i ministrave dhe i kryeministrit i marrë që nga momenti kur ata kanë dhënë betimin si deputetë është i jashtligjshëm dhe antikushtetues. 

Sipas Shehollit, kjo është një situatë e jashtëzakonshme për Kosovën, ku pushteti po përballet me sfida të mëdha ligjore dhe kushtetuese.

Po të mos ishte kjo një çështje e thellë politike, ministrat dhe kryeministri, sipas këtij vendimi, duhej të ishin arrestuar që sot. Ata nuk mund të jenë njëkohësisht deputetë, ministra dhe kryeministra dhe të sjellin vendime që më pas janë akte të paligjshme dhe keqpërdorim të pushtetit. 

Pas këtij vendimi, Partia Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar në prokurori këtë vendim të Gjykatës Supreme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy