Fitër Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava bën thirrje për tolerancë politike dhe kompromise

Fitër Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava bën thirrje për tolerancë politike dhe kompromise

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë është falur namazi i Fitër Bajramit.

Besimtarët myslimanë u mblodhën për të falur namazin e kësaj feste, pas një muaji agjërimi, duke uruar njëri-tjetrin për shëndet, paqe dhe harmoni.

 

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, pas faljes së namazit iu drejtua besimtarëve me një mesazh për më shumë mirëkuptim dhe unitet, duke u lutur për harmoni, shëndet dhe paqe në shoqëri.

 

Në ligjëratën e tij me rastin e Fitër Bajramit, Tërnava u bëri thirrje politikanëve që të shmangin bllokadat politike dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut, në mënyrë që të mos ketë ngecje në zhvillimin e vendit.

 

“Prandaj, është e papranueshme që sot, në kohë paqeje dhe në kushtet e një sistemi demokratik, njerëzit të vuajnë për shkak të mungesës së vullnetit politik për kompromis. Në momente të tilla kërkohet maturi, vetëdije dhe tolerancë. Kërkohet që përmes dialogut dhe, mbi të gjitha, sakrificës, të vendoset interesi i vendit dhe i kombit mbi çdo interes tjetër”, tha Tërnava nga Xhamia e Madhe në Prishtinë.

 

Sipas tij, shoqëria ka nevojë për më shumë maturi në politikë dhe përgjegjësi institucionale.

 

Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të Ramazanit dhe konsiderohet festë e faljes, solidaritetit dhe bashkimit familjar, e cila përcillet me vizita dhe urime ndërmjet besimtarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy