Kuvendi i Kosovës mban dy seanca të jashtëzakonshme, njëra për buxhetin, tjetra për formimin e Qeverisë

Kuvendi i Kosovës mban dy seanca të jashtëzakonshme, njëra për buxhetin, tjetra për formimin e Qeverisë

Kuvendi i Kosovës pritet të zhvillojë sot dy seanca të ndara, në ditën e fundit të afatit kushtetues për krijimin e Qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur këto seanca me synimin për të çuar përpara çështjet e bllokuara institucionale dhe për të tentuar votimin e kabinetit të mandatarit Glauk Konjufca.

Ndërkohë, katër partitë opozitare, PDK, LDK, AAK dhe Nisma, kanë refuzuar pjesëmarrjen në seancën e parë dhe kanë paralajmëruar votim kundër në seancën e dytë, duke e afruar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Kujtojmë se herën e parë, Lëvizja Vetëvendosje dështoi në tentativën për formimin e Qeverisë me kandidaturën e Albin Kurtit. 

Ndërsa sot, në seancën e parashikuar për në orën 14:00, do të testohet kandidatura e Glauk Konjufcës si mandatar për kryeministër. Deri tani, Vetëvendosje nuk ka dhënë sinjale publike se ka siguruar votat e nevojshme për miratimin e kabinetit të ri.

Seanca e orës 11:00, e kërkuar nga 40 deputetë të Vetëvendosjes, parasheh nëntë pika të rendit të ditës, nga formimi i komisioneve parlamentare, te shqyrtimi i projektligjit për buxhetin 2026, e deri te marrëveshjet ndërkombëtare dhe financimi i RTK-së. LVV ka argumentuar se këto vendime janë të domosdoshme për funksionimin institucional.

Megjithatë, PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy