Komisioni Evropian konfirmon: Hiqen vetëm 50% e masave për Kosovën, pa afat për heqjen e plotë

Komisioni Evropian konfirmon: Hiqen vetëm 50% e masave për Kosovën, pa afat për heqjen e plotë

Komisioni Evropian ka konfirmuar se do të lirojë vetëm rreth 50 për qind të asistencës financiare për Kosovën, në vlerë prej afërsisht 216 milionë euro, ndërsa nuk ka një afat konkret për heqjen e plotë të masave ndëshkuese.

Ky vendim i Komisionit Evropian vjen pas transferimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në tetor 2025.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka konfirmuar për koha.net se BE-ja do të lëshojë vetëm gjysmën e asistencës financiare, në kuadër të procesit të zbutjes graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Pas transferimit të rregullt dhe të qetë të pushtetit lokal në dhjetor 2025, pas zgjedhjeve të fundit lokale, ne do të lirojmë përafërsisht 50 për qind të asistencës financiare, në vlerë rreth 216 milionë euro,”, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Sipas tij, ky vendim do të mundësojë nënshkrimin e katër projekteve, që përbëjnë gjithsej 34.6 milionë euro kontribute nga BE-ja, si dhe nisjen e zbatimit të tyre. Po ashtu, kjo do të shërbejë për përmbylljen e programimit të mbetur të fondeve IPA III të dedikuara për Kosovën.

Nga shuma totale, rreth 181 milionë euro pritet të planifikohen për miratim nga Komisioni Evropian si vendim financiar në pranverën e vitit 2026, çka do të mundësonte që projektet e para të nisin në gjysmën e dytë të vitit 2026.

Të martën, ministrat e Bashkimit Evropian, përmes konkluzioneve të presidencës daneze të BE-së, kishin përshëndetur heqjen e masave të mbetura ndaj Kosovës. Megjithatë, shpejtësia dhe mënyra e zbatimit të këtij procesi mbeten në kompetencë të Komisionit Evropian.

Njoftimi i fundit i Komisionit Evropian lë të kuptohet se masat ndaj Kosovës nuk do të hiqen tërësisht në një fazë të vetme, siç do të preferonin shumica e shteteve anëtare të BE-së, por do të zbuten gradualisht, pa dhënë detaje konkrete për afatet dhe masat që do të hiqen në vijim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy