Hoxha pret ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka pritur në një takim miqësor ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

 

Ai ka konfirmuar se Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë.

 

E sigurova, siç ia kam konfirmuar më parë edhe ministrit Konjufca, se Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme.

Rikonfirmuam angazhimin e palëkundur për thellimin e partneritetit të ngushtë e të veçantë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit.

Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy