Drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës, deputetëve u dërgohen ftesat për seancën e 6 gushtit

Drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës, deputetëve u dërgohen ftesat për seancën e 6 gushtit

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë marrë sot ftesat për seancën konstituive, e cila do të mbahet më 6 gusht, në orën 10:00.

 

Ftesat janë dërguar nga ushtruesja e detyrës së presidentes dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Bashkë me to është përcjellë edhe rendi i ditës së seancës.

 

Sipas rendit të ditës, fillimisht do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve. Më pas do të bëhet betimi i deputetëve, ndërsa pika e tretë parashikon zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Seanca do të përmbyllet me zgjedhjen e pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

 

Seanca konstituive do të drejtohet nga deputeti më i vjetër dhe deputeti më i ri i legjislaturës.

 

Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, kandidatin për kryetar e propozon grupi më i madh parlamentar, ndërsa ai zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, pra me të paktën 61 vota nga 120.

 

Pas zgjedhjes së kryetarit, deputetët do të votojnë edhe për pesë nënkryetarët e Kuvendit. 

Tre prej tyre propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa dy të tjerët nga deputetët që përfaqësojnë komunitetet joshumicë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy