Dy vjet nga sulmi i Banjskës/ Gashi: Më shumë akt politik. Kurti fuqizoi Listën Serbe (VIDEO)

Dy vjet nga sulmi i Banjskës/ Gashi: Më shumë akt politik. Kurti fuqizoi Listën Serbe (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Milazim Gashi për dy vjetorin e sulmit të Banjskës në Kosovës, thotë se ngjarja ishte më shumë një akt politik se sa terrorist.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se faktori ndërkombëtar duhet të ballafaqojë Serbinë me përgjegjësinë e saj. 

E vetmja shpresë është trysnia e faktorit ndërkombëtar që të ballafaqojë Serbinë me përgjegjësinë për rastin Banjska.

Kosova nuk është e anëtarësuar në Interpol dhe Europol. Kemi të bëjmë më shumë me një akt politik se sa akt terrorist. 

Ndërsa Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ndërkombëtarët nuk duhet ta konsiderojnë Serbinë shtet normal, Gashi deklaroi se Lista Serbe do garojë në zonën Veriore ku përfshihet Banjska. 

Sipas tij, me qasjen e tij Albin Kurti e fuqizoi Listën Serbe.

Albin Kurti nuk diti të ndajë Listën Serbe si parti politike dhe e fuqizoi me elementin më strategjik që gjithë serbët që jetojnë në Veri do votojnë çdo kandidat. 

Ka qenë e pamundur të bindet që ka qenë e gabuar qasja ndaj Listës Serbe. Kurti nuk ka di të ilustrojë elementet e pakicës, ne kemi bërë luftë që ti inkorporojmë pakicat serbe. 

Ndaj ardhja e zotit Kurti me këtë qasje bolshevike dhe komuniste, normal që SHBA dhe sektori i kontrollit të brendshëm të Kosovës, që kontrollohet nga SHBA, e ka parë që nuk ka zgjidhje mes komunitetit serb dhe qeverisë. 

Aq sa ardhur koha sa që serbët ta etiketojnë Kurtin si Millosheviçi ndaj Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy