Një stuhi e fortë ka përfshirë Kosovën orët e fundit, duke shkaktuar edhe dëme në disa zona të saj. Reshjet dhe breshëri janë elementë të shpërthimit të motit ekstrem, paralajmëruar një ditë më parë nga Qendra Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila e përfshiu Kosovën në zonën me nivelin më të lartë të rrezikut (Niveli 3).
Sipas parashikimit, reshjet do të vijojnë gjatë ditës së martë dhe do të përfshijnë orët e para të së mërkurës.
Sipas meteorologëve, ekziston mundësia që stuhi të fuqishme të formuara mbi Detin Adriatik të lëvizin drejt Ballkanit.
Në nivelin e 3 të alarmit, përveç Kosovës, ESTOFEX ka përfshirë Malin e Zi, Bosnjën jugore, Kroacinë jugore, dhe disa pjesë të Italisë.



