Shkak zhvillimet politike në Kosovë/ Komisionerja Marta Kos shtyn vizitën e planifikuar

Shkak zhvillimet politike në Kosovë/ Komisionerja Marta Kos shtyn vizitën e planifikuar

Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, nuk do ta realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë gjatë kësaj jave.

Sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, Kos e ka njoftuar për këtë vendim edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të hënën.

 

“Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Kurti, Komisionerja Kos i bëri të ditur se do të shtyjë vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit. Kryeministri Kurti shprehu përkushtimin për rrugën drejt BE-së dhe për zbatimin e reformave të lidhura me integrimin evropian, veçanërisht në kuadër të Planit të Rritjes për Kosovën. Komisionerja synon të udhëtojë në Prishtinë në momentin më të parë të mundshëm,” ka bërë të ditur një zëdhënës i Komisionit Evropian.

 

Vizita e Komisioneres Kos, ndonëse nuk ishte konfirmuar zyrtarisht data, ishte planifikuar të zhvillohej këtë javë, konkretisht të enjten më 12 mars, por sipas burimeve evropiane ajo është shtyrë.

Burime nga Bruksel bëjnë të ditur se arsyeja e shtyrjes së vizitës lidhet me konfuzionin politik të krijuar pas dështimit të zgjedhjes së presidentit dhe vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

 

Lidhur me këto zhvillime, në BE kanë deklaruar se “me keqardhje marrin në dijeni situatën e krijuar” dhe se janë në pritje të vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Vizita e Komisioneres Kos këtë javë pritej të shërbente edhe për të konfirmuar përfundimin e procedurave për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe për të hapur një dinamikë të re në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

 

Kosova mbetet i vetmi vend i rajonit të Ballkani Perëndimor që Komisionerja Kos nuk e ka vizituar që prej marrjes së detyrës rreth 14 muaj më parë, ndërsa vendet e tjera të rajonit i ka vizituar disa herë.

Sipas burimeve evropiane te REL, mosrealizimi i vizitës lidhej më herët edhe me masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, por edhe me krizën politike që zgjati për më shumë se një vit, gjatë së cilës vendi nuk kishte institucione me legjitimitet të plotë.

 

Pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re, në BE pritej një dinamikë e re në marrëdhëniet me Kosovën.

 Megjithatë, zhvillimet e fundit politike kanë krijuar paqartësi të reja, duke bërë që institucionet evropiane të presin sqarimin e procedurave të brendshme në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy