Njëzet e një komuna në Kosovë zgjodhën krerët e rinj të dielën, ndërsa në 17 të tjera do të ketë balotazh më datën 9 nëntor. Analisti Jeton Halimi thotë se ky është një rezultat i pritshëm. Sipas tij, ky rezultat është një mesazh i popullit për Albin Kurtin, i cili do të humbë akoma më tej në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Unë besoj që Kosova shkon në balotazh në 17 komuna. Është pritur një rezultat i tillë. Partitë opozitare kanë punuar dhe kanë arritur t’i ruajnë komunat e veta. Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur humbjen më të madhe. Populli i Kosovës është zgjuar nga gjumi dhe ka parë keqqeverisjen e Albin Kurti.
Kjo dëshmi është e qartë për mbështetjen që ka zoti Kurti në popull. Populli ia ka dhënë mesazhin të qartë. Në balotazh, ai do t’i humbasë të gjitha komunat.
Në Prishtinë, Përparim Rama e ka të sigurt fitoren. Surprizë në këto zgjedhje nuk ka. Opozita ka punuar maksimalisht dhe i ka bindur qytetarët. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë kalkulime politike, por populli është vetëdijësuar.
Albin Kurti që është mburrur me Mitrovicën. Lista Serbe është kthyer fuqishëm. Ç’do të bëjë zoti Kurti kur atje të vihet flamuri serb. Atij i kanë mbetur vetëm urat. Ne e dimë se Lista Serbe mbikëqyret nga Vuçiç dhe krimineli Radojçiç.



