Kuvendi i Kosovës mblidhet të hënën, në rend dite Deklarata për aktgjykimin e Speciales

Kuvendi i Kosovës mblidhet të hënën, në rend dite Deklarata për aktgjykimin e Speciales

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë një seancë plenare të hënën, më 28 shtator. 

 

Pikë kryesore dhe tejet e rëndësishme e kësaj seance do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i një deklarate zyrtare nga ana e deputetëve lidhur me aktgjykimin e shpallur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator 2026.

 

Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan nga Gjykata Speciale më 16.09.2026. Ky dënim po përcillet me protesta të përditshme në Kosovë.

 

Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë çdo natë me radhë për të protestuar kundër verdiktit të Gjykatës Speciale, e cila, në shkallë të parë, ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me dënim me burgim ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

 

Ky dënim është shqiptuar në shkallën e parë dhe palët kanë të drejtë ankese në Apel.

 

Përveç këtij diskutimi me peshë politike e kombëtare, seanca e së hënës do të vijojë me pikat e zakonshme të rendit të ditës, ku përfshihet edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy