Mbi 90 persona të helmuar nga ushqimi në Han të Elezit, Prokuroria në Kosovë nis hetimet

Mbi 90 persona të helmuar nga ushqimi në Han të Elezit, Prokuroria në Kosovë nis hetimet

Mbi 90 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi pasi kanë konsumuar produkte në një piceri në Han të Elezit. Të prekurit kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre dhe shqetësime gastrointestinale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, ndërsa Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. 

Për rastin është njoftuar edhe Inspektorati Sanitar.

 

Sipas organit të akuzës, është iniciuar procedim penal për veprën "Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë", të parashikuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

 

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, Bashkim Haziri, bëri të ditur se që nga 13 korriku janë trajtuar rreth 90 persona me simptoma të helmimit ushqimor.

 

Sipas tij, gjatë marrjes së anamnezës, shumica e pacientëve kanë deklaruar se kishin konsumuar ushqim në të njëjtin fast-food dhe piceri, pas së cilës u shfaqën simptomat.

 

Pacientët kanë marrë trajtim mjekësor me infuzione, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në Klinikën Infektive për trajtim të specializuar, pasi kanë shfaqur temperaturë të lartë.

 

Institucionet shëndetësore dhe organet hetimore po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të dyshuar të helmimit dhe për të identifikuar përgjegjësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy