Analisti Ardit Gjinali se as zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë nuk do të nxjerrin një fitues të qartë. Në studion e MCN Informacion, Gjinali analizoi kostot e ngërçit politik në të cilin Kosova ndodhet prej më shumë se një viti.
Nuk besoj se një parti do të sigurojë numrin e nevojshëm e vetme. Skenari i viti 2021 ishte demokratik. Një parti nuk mund të rendë përmes të njëjtës fabul për të kërkuar të qeverisë e vetme. Është e domosdoshme të shtrihet dora e konsensusit. Ndikimet janë së pari pezullimi i dialogut strategjik me SHBA, që ka ndodhur para se kriza politike të thellohej në tërësinë e vet.
Vijojnë sanksionet nga BE. Thirrja e fundit e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë ndaj Kosovës janë thirrje të një shteti mik, por në të njëjtën kohë një moment shkundjeje. Do të shihet verdikti i qytetarëve të Kosovës. Duke pasur parasysh këto thirrje dhe një presion të rritur pozitiv e përgjegjshmëri më të kultivuar, kjo do të dërgojë drejt konsensusit dhe normalizimit të republikës së Kosovës. Momenti më i rëndësishëm mbetet dialogu me Beogradin. Është tërësisht politik, kërkon zgjidhje politike.



