Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Kurti: Të panevojshme. Hamza: PDK po përshtat qëndrimet në interes të shtetit

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Kurti: Të panevojshme. Hamza: PDK po përshtat qëndrimet në interes të shtetit

Partitë parlamentare në Kosovë kanë kohë vetëm deri më 6 tetor 2026 për të gjetur një konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri, në të kundërt vendi do të shkojë automatikisht drejt zgjedhjeve të parakohshme. 

 

Afati kushtetues prej 60 ditësh ka nisur të rrjedhë më 8 gusht, pas një vendimi të prerë të Gjykatës Kushtetuese. Ky ngushtim i kohës ka aktivizuar negociatat në prapaskenë dhe ka sjellë deklarata të rëndësishme nga liderët kryesorë politikë.

 

Kryeministri dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u shpreh gjatë mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrim Evropian se dështimi për të zgjedhur kreun e shtetit dërgon vendin në zgjedhje, por e cilësoi këtë skenar si krejtësisht të panevojshëm. 

 

Sipas tij, ky Kuvend ka legjitimitetin dhe obligimin t'i japë vendit presidentin. "Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar një Kuvend që s’mund të zgjedhë sërish president?", deklaroi Kurti, duke kujtuar se pas zgjedhjeve të fundit të 7 qershorit, përpjekja për të votuar Bekim Sejdiun dështoi për shkak të thyerjes së votave brenda LDK-së së Lumir Abdixhikut.

 

Në krahun tjetër, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka sinjalizuar një zbutje të qëndrimeve të partisë së tij, e cila deri tani refuzonte çdo diskutim me Vetëvendosjen.

 

 Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, Hamza pranoi se zhvillimet e fundit kanë krijuar “rrethana të reja” dhe se në funksion të perspektivës së shtetit, partia po i përshtat dhe ndryshon qëndrimet e saj.

 

 I pyetur nëse PDK do të votonte një kandidat të propozuar nga Vetëvendosja, Hamza nuk e përjashtoi si mundësi, por kërkoi që fillimisht të ketë takime dhe bashkëbisedim zyrtar mes liderëve

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy