Qeveria në Kosovë miraton masa të përkohshme për frenimin e rritjes së çmimeve

Qeveria në Kosovë miraton masa të përkohshme për frenimin e rritjes së çmimeve

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për masat e përkohshme ndaj produkteve themelore në raste të destabilizimit të tregut.

 

Ky projektligj, i njohur si ligji për “çmimet tavan”, synon të parandalojë rritjen e çmimeve të produkteve bazë, veçanërisht në situata krizash globale që ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë e vendit.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e këtij projektligji për të parandaluar abuzimet në treg dhe rritjen artificiale të çmimeve në kohë krizash.

 

Ai u shpreh se ligji synon të vendosë një balancë mes tregut të lirë dhe ndërhyrjes së shtetit në situata të jashtëzakonshme, duke krijuar mekanizma të qartë për ndërhyrje të përkohshme të bazuara në fakte.

 

Sipas Kurtit, projektligji garanton furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme për produktet bazë, parandalon spekulimet dhe siguron reagim të shpejtë institucional në rast destabilizimi të tregut. 

Ai shtoi gjithashtu se do të krijohet një bord i pavarur që do të vendosë mbi bazën e të dhënave dhe interesit publik.

 

Që nga viti 2020, Kosova është përballur me kriza të njëpasnjëshme globale që kanë ndikuar në ekonominë dhe jetesën e qytetarëve.

 

Ky projektligj ishte miratuar më herët nga Kuvendi i Kosovës, por ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita, e cila e shpalli atë antikushtetues. 

 

Qeveria e ka risjellë tashmë me ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy