Ndërpritet trafiku urban në Prishtinë/ Protestës së punëtorëve para qeverisë i bashkohet edhe kryetari Rama

Ndërpritet trafiku urban në Prishtinë/ Protestës së punëtorëve para qeverisë i bashkohet edhe kryetari Rama

Mijëra qytetarë të Prishtinës që çdo ditë përdorin transportin publik nuk do të mund ta shfrytëzojnë atë prej ditës së sotme, pasi të gjitha linjat e transportit publik dhe privat janë ndërprerë.
Shkak i kësaj situate është kriza financiare dhe fakti që Komuna e Prishtinës ka mbetur pa buxhet, çka ka paralizuar pagesat dhe funksionimin e Transportit Urban.

Ndërkohë që komuna akuzon qeverinë, e qeveria akuzon komunën, pasojat po i bartin qytetarët.

Punëtorët e “Trafikut Urban” po protestojnë para Komunës së Prishtinës dhe ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar pagesën e menjëhershme të pagave, ndarjen e mjeteve për shlyerjen e borxheve ndaj furnitorëve dhe zhbllokimin e buxhetit të komunës.

Të pakënaqurit theksojnë se prej muajsh shërbimi funksionon me vështirësi, ndërsa së fundmi pamundësia për të kryer pagesa ka çuar në ndërprerjen totale të linjave.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar protestës së punëtorëve, duke bërë thirrje publike për zgjidhje urgjente nga Qeveria e Kosovës.
Ai iu drejtua kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“Albin, Hekuran, mos rrini në zyra e në xhipa. Hajde takohemi dhe e bëjmë zgjidhjen për punëtorët dhe qytetarët e Prishtinës! Prej një viti kërkojmë zhbllokimin e buxhetit, ndërsa ai vazhdon të mbahet padrejtësisht peng për interesa politike. Jam me ju punëtorë dhe do të qëndroj në krahun tuaj deri në zgjidhjen e këtij problemi dhe kthimin e shërbimeve që qytetarët meritojnë!”

Rama theksoi nevojën urgjente për pagesën e pagave dhe rifillimin e shërbimeve.

Ndërprerja e trafikut urban ka krijuar vështirësi të mëdha për mijëra qytetarë që varen nga autobusi për të lëvizur drejt punës, shkollave dhe institucioneve.
Kriza financiare ka bllokuar shërbimin e autobusëve, të cilët nuk mund të funksionojnë pa shlyer pagesat e punëtorëve dhe të furnitorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy