Vjosa Osmani ka dorëzuar sot detyrën e presidentes së Kosovës. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është bërë zyrtarisht ushtruese detyre e presidentes deri në zgjidhjen e ngërçit të krijuar. Në studion e MCN përmes një lidhjeje online analisti Faton Mehmeti tha se gjasat janë që lëvizja e re politike që ka iniciuar zonja Osmani ka gjasa që të shkojë me LDK-në.
Vjosa Osmani në njëfarë mënyrë në momentin kur ia dorëzoi Haxhiut presidencën në një farë mënyre i tha që tërhiqe këmbën zvarrë që të vijë sërish një femër. Nga e hëna, aktorë të Vetëvendosjes do të komunikojnë me zonjën Osmani. Ajo do ta bëjë zyrtare një nismë që e ka ndërmarrë. Nisma quhet Shpresa dhe me shumë gjasa ajo do të hyjë në koalicion me LDK.
Osmani shpjegoi se çfarë ndodh pas largimit të zonjës Osmani nga Presidenca.
Albulena Haxhiu mund të jetë ushtruese e detyrës së presidentes për 6 muaj. Nëse për këtë kohë nuk zgjidhet presidenti, rolin e merr kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Nëse prapë nuk gjendet zgjidhje, vendi shkon në zgjedhje.



