Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri: Nëse nuk votohet, vendi rrezikon të shkojë të zgjedhje të reja

Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri: Nëse nuk votohet, vendi rrezikon të shkojë të zgjedhje të reja

Albin Kurti ka prezantuar sot kabinetin me të cilin synon të qeverisë edhe për katër vjet.

 

Gjatë fjalës së tij Kurti tha se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur dhe se asnjë prej partive që u ka bërë ftesë nuk kanë pranuar marrëveshje bashkëqeverisjeje.

 

Kurti tha se nëse nuk votohet qeveria e re, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja. 

 

Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar që të hyjë në bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që të kishte koalicion. Po të pranohej oferta, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë, por do ta kishim numrat që ta kalonim edhe sfidën e presidentit. Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa shumë institucione funksionale, pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. 

 

Zv. kryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

 

Zv. kryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

 

Zv. kryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik – Fikrim Damka

 

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Hekuran Murati

 

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti

 

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

 

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

 

Ministër i Administratës Publik dhe Digjitalizimit - Lulzon Jagxhiu

 

Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia

 

Ministër i Arsimit – Avni Zogiani

 

Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Fatmir Spahiu

 

Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani

 

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

 

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

 

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja

 

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha

 

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari-Lila

 

Ministre e Energjisë dhe Minierave – Artane Rizvanolli

 

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nendaq Rashiq

 

Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Vejshall

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy