Kosova heq tarifën doganore për produktet nga SHBA

Kosova heq tarifën doganore për produktet nga SHBA

Kosova ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 

Këtë e bëri të ditur sot kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kurti tha se të gjitha produktet e SHBA-së që do të hyjnë në Kosovë do të kenë tarifë 0 për qind.

Vendim tjetër i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganare me SHBA-të. 

Tani e tuje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në Kosovë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj. Ky është një hap i radhës që dëshmon për marrëdhënie shumë të mira ndërmjet dy vendeve.  

Në muajin prill, presidentja Vjosa Osmani, i ka kërkoi Qeverisë së Kosovës ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë kishte pritur me shqetësim vendimin e presidentit amerikan për vendosjen e tarifës bazë prej 10 për qind.

Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy