Balotazhi në 18 komunat në Kosovë, ka përfunduar me pjesëmarrjen 32.5% të zgjedhësve, duke konfiguruar edhe drejtuesit e rinj të pushtetit lokal më Prishtinë, Prizren, Pejë, Junik, Dragash, Gjakovë, Kaçanik, Fushë-Kosovë, Mitrovicën e Jugut, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Obiliq, Klinë, Mamushë dhe Kllokot.
Lidhja Demokratike e Kosovës siguroi fitoren në pesë komuna, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë nga katër, ndërsa PDK tre komuna.
Në Prishtinë fitoi Përparim Rama i LDK, me 51.54% të votave kundrejt kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, me 48.55% të votave.
Në Mitrovicë fitoi Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, në 96.19%, përballë Arian Tahirit të PDK-së me 46,43% të votave.
Në Prizren fitoi Shaqir Totaj i PDK-së me 53.86% të votave, ndërsa Artan Abrashi i Vetëvendosjes mori 46.14% të votave.
Në Gjakovë fitoi Ardian Gjini i AAK-së me 56.03% të votave, ndërsa Ardian Gola i Lëvizjes Vetëvendosje mori 43.97%.
Në Vushtrri fitoi Ferit Idrizi i PDK-së me 54.27% të votave, përballë Sylejman Mehollit të Vetëvendosjes me 45.73% të votave.
Në Gjilan fitoi Alban Hyseni i Vetëvendosjes me 61.06% të votave, përballë Arbër Ismajlit të LDK-së me 38.94% të votave.
Në Pejë fitues u shpall Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 61,15% të votave, ndërsa Taulant Kelmendi Vetëvendosjes mori 38.85% të votave.
Në Rahovec fitoi Smajl Latifi i AAK-së me 53% të votave, ndërsa Ali Dula i Vetëvendosjes mori 47% të votave.
Në Suharekë fitoi kandidati i AAK-së me 55.60% të votave, ndërsa Ardian Shala i LDK-së mori 44.40% të votave.
Në Klinë fitoi Zenun Elezaj i AAK-së me 58.30% përballë Sokol Bashotës të PDK-së me 41.98% të votave.
Në Fushë Kosovë fitoi Valon Prebreza i Vetëvendosjes me 54.99% të votave, përballë Besnik Osmanit të LDK-së me 45.01% të votave.
Obiliq u fitua nga kandidati i Vetëvendosjes Halil Thaçi me 51.09% të votave, ndërsa Xhafer Gashi i LDK-së mori 48.91% të votave.
Në Viti fitoi Sokol Haliti i LDK-së me 50.60% të votave, ndërsa Arsim Ademi i Vetëvendosjes mori 49.40% të votave.
Në Junik fitorja shkoi për Ruzhdi Shehun e LDK-së me 55.92% të votave, ndërsa Agron Kuçi i AAK-së mori 44,08% të votave.
Në Kaçanik fitoi Sabedin Vishi i PDK-së me 51.86% të votave, ndërsa Jeton Raka i Vetëvendosjes mori 48.14% të votave.
Në Dragash fitoi Bexhet Xheladini i LDK-së, me 58.45% të votave, ndërsa Shaban Shabani i PDK-së mori 48.14% të votave.
Në Mamushë fitoi Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratike, me 53.58 % të votave kundrejt kandidatit të Turk Partisi, Mamusa Halk Hareketi, me 46.42% të votave.
Në Kllokot fitoi kandidati i Listës Serbe, Bozhidar Dejanoviq, me 90.03% të votave.



