LVV merr shumicën, por nuk formon qeverinë/ Spahiu: Nëse diaspora “ia kthen shpinën” Kurtit, do të detyrohet të bëjë koalicion me LDK (VIDEO)

LVV merr shumicën, por nuk formon qeverinë/ Spahiu: Nëse diaspora “ia kthen shpinën” Kurtit, do të detyrohet të bëjë koalicion me LDK (VIDEO)

Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forcë e parë, por pa shumicë të mjaftueshme për të formuar e vetme qeverinë.

 

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, në analizën e tij për “MCN Live” u shpreh se situata politike mbetet e paqartë deri në numërimin e plotë të votave të diasporës, të cilat mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar dhe në formimin e qeverisë së re.

 

Nëse vota e diasporës nuk e mbështet Lëvizjen Vetëvendosje në nivel të mjaftueshëm, atëherë kryeministri Albin Kurti do të detyrohet të kërkojë koalicione për të siguruar shumicën parlamentare.

 

Vetëm nëse diaspora ia kthen shpinën Kurtit, ai do të detyrohet të bëjë koalicion me LDK-në ose me PDK-në. 

 

Votat e diasporës janë vendimtare për konfigurimin final të Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë.

 

 

Ai shtoi se, edhe në rast se LVV arrin të formojë qeverinë e vetme, procesi politik do të kërkojë marrëveshje të rëndësishme për çështje si zgjedhja e presidentit dhe stabiliteti institucional.

 

 

Poashtu edhe nëse arrin të formojë qeverinë i vetëm, do ti duhet koalicioni për presidentin, do i duhej një marrëveshje për postin e presidentit. 

Shpresoj që Kurti të ketë marrë mësimin e duhur kësaj radhe.

 

Ai do duhej ti ofronte opozitës pozitën e presidentit dhe te ishte ne pozitë të favorshme. 

 

Skenari aktual lë të hapura disa opsione politike, ndërsa numërimi i votave të mbetura pritet të jetë vendimtar për zhvillimet e ardhshme në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy